Biberaj: Sulmi ndaj Berishës është fryma e dhunës dhe terrorit që ka mbjellë Rama

Aleksandër Biberaj ish deputet i Partisë Demokratike në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth situatës në të cilën gjendet PD në 32 vjetorin e themelimit të saj si dhe për sulmin ndaj liderit të opozitës në protestën e 6 dhjetorit.  

Si e shikoni PD pas 32 vitesh nga dita e themelimit të kësaj partie?

Aleksandër Biberaj: Fatkeqësisht vijojmë të jemi të përçarë, duhej të kishte më shumë tolerancë, më shumë mirëkuptim.  Është një moment reflektimi pasi përveç bashkimit nuk kemi alternativë tjetër.

Vëmendjen këto ditë e mori një tjetër incident i ndodhur ditën e protestës së opozitës, dhunimi i kryetarit të PD. Si e keni parë dhunimin e Berishës?

Aleksandër Biberaj: Ishte një ngjarje e turpshme një sulm jo vetëm ndaj PD por dhe ndaj çdo opozitari nuk është i pranueshëm. Është fryma e dhunës dhe terrorit që ka mbjellë Rama në vend, nuk ka shtet të së drejtës, kemi një disbalancë të institucioneve të pushteteve.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.