PD feston e ndarë 32-vjetorin, Berisha uron në Facebook, Alibeaj: Të ndahemi nga mendësia komuniste
Kreu i PD-së ka uruar Partinë Demokratike për 32-vjetorin e themelit përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri.” – shkruan Berisha.
Ndërkohë, ky 32-vjetor e gjen PD-në të ndarë, ku Berisha uron në Facebook, ndërsa ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar nga ShBA.
Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj ka uruar nga një hotel në Tiranë, duke thënë thumbuar edhe Berishën, pasi tha se duhen larguan mendësitë komunistë dhe interesat personale.
Alibeaj: Kam arritur në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit më ka çuar tek gjeneza, tek misioni i PD-së atëherë kur lindi. Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata
Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar.
