Korsitë e biçikletave në Tiranë nuk plotësojnë kushtet e sigurisë rrugore
Ekspertët e sinjalistikës rrugore thonë se bashkia e Tiranës ka gabuar me ndërtimin e korsive të biçikletave duke u bërë shkak për aksidente. Fadil Likaj thotë se hapësirat në fjalë janë dertuar jashtë standardeve të duhura gjeometrike. Në një intervistë për Ora News eksperti tregon se në disa akse ka korsi të çrregullta dhe mungon edhe sinjalistika.
Korsitë e biçikletave të ndërtuara nga bashkia e Tiranës nuk plotësojnë kushtet e sigurisë rrugore. Sipas ekspertit Fadil Likaj ato krijojnë kalime të çrregullta të biçiklistëve dhe nuk janë ndërtuar në kushtet e duhura gjeometrike çka provokon aksidentet rrugore.
Fadil Likaj: “Duke parë parametrat gjeometrik të rrugëve të Tiranës në shumë segmente ose në disa segmente nuk plotësojnë kushtet e sigurisë rrugore pasi në disa segmente krijojnë kalime të çrregullta të biçiklistëve dhe kjo bën dhe rritjen e numrit të aksidenteve në qytetin e Tiranës.”
Eksperti thotë se një numër i konsiderueshëm aksidentesh ndodhin për faj të qytetarëve që përdorin biçikletën. Sipas tij edhe pse është ndërtuar një korsi e posaçme për këto mjete në disa prej tyre mungon sinjalistika.
Fadil Likaj: “Kemi rritje të numrit të aksidenteve nga biçikletat sepse natën mundon ndriçimi në segmente të caktuara. Rrugët që disponon Tirana nuk janë të projektuara për të shtuar korsi shtesë për bi çikleta.”
Bashkia Tiranë sipas Fadil Likaj nuk duhet mjaftohet me punimet por edhe me mesazhe sensibilizuese për çdo person që lëviz në këto korsi.
“Bashkia e Tiranës duhet të ngresjë disa struktuar për sensibilizim të qytetarëve si dhe të projektojë korsitë e biçikletave.”
Në disa rrugë të kryeqytetit vihet re së për shkak edhe shtimit të korsive të biçikletave akset ku lëvizin automjetet janë ngushtuar. Kjo sjell edhe rëndim të lëvizjes në kryeqytet kryesisht në ditët e para të javës por edhe në fundjavë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
