Objekti 5 katësh pa leje në Dhërmi, IKMT kallëzon IMT Himarë, komisariatin dhe IKMT Vlorë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT.

Objekti i kallëzimit është “shpërdorim detyre” pas shembjes së një objekti 5 katësh pa leje në Dhërmi.

"Sipas kallëzimit, zyrtarët akuzohen për mosushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për objektin që inspektorët e IKMT prishën dje me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi, ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje," thuhet në vendimin e IKMT-së.

Objekti 5 katësh pa leje në Dhërmi, IKMT kallëzon IMT

Objekti 5 katësh pa leje në Dhërmi, IKMT kallëzon IMT