"Pa drita sa herë prishet moti," banorët e 10 fshatrave të Levanit në protestë

Përfaqësues të 10 fshtrave në Levan të Fierit kanë protestuar të hënën për shkak se kanë problem me energjinë elektrike. Ata thanë se energjai ndërpritet herë pas here, ndërsa kjo ka bërë që të ketë problem edhem e pajisjet elektroshtëpiake të cilat kanë dalë jashtë përdorimit. Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestasve nëse nuk gjendet zgjidhje e problemit.

Shqiptarët vijojnë të kenë problem me energjinë elektrike.

Banorët e 10 fshatarave në Levan protestuan të hënën për mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Situata behet veçanerisht problematike ne stinen e dimrit kur si pasoje e motit te keq nderprerjet jane me ditë të tëra.

"Ikën parmbrëmë në orën 19:00, kanë ardhur dje në orën 15:00. Kur të thahen telat do vijnë ato.

Unë kam një stallë me lopë dhe brenda 10 ditësh kanë ikur 6 herë e 6 herë unë qumështin e darkës e kan hedhur poshtë. Po kur e hedh unë poshtë nuk i bëhet vonë njeriu se më dhemb mua xhepi, por si unë janë të gjithë këto që kanë ardhur," thanë banorët.

Banorët thanë se dhjetëra pajisje elektrike janë dëmtuar për shkak të këtyre problematikave.

"Kam pajisjet në stallën e lopëve hajde shiko sa pajisje kam hehdur poshtë. Frigoriferi 4000 euro është prishur. Se kush mi paguan këto dëme mua, unë nuk e di," tha ai.

Thonë se u kanë mbetur vetëm dy rrugë.

"Ose të bllokojmë rrugën, ose të bashkohemi me të gjithë shqiptarët, diku në diasporë e tu lutemi," tha një prej tyre.

Pas takimit me Prefektin Lefter Shehaj ata janë shprehur mosbesues ndaj zgjidhjes së problemit teksa kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave.

Shenim*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.