Policia informon për shpërthimin tek "Komuna e Parisit", ishte kapsollë detonatore

Policia e Tiranës jep detaje lidhur me shpërthimin me lëndë plasë se në zonën e “Komunës së Parisit”

Vetë forcat blu janë njoftuar rreth orës 09:30 të 11 dhjetorit se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë.

“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse"

Dyqani ishte në pronësi të Amarald Canaj

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  të shkakut të dëmtimit të derës.

 Hetuesit që po merren me rastin paraprakisht kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari i identifikuar si Amarald Canaj mund të ketë patur, dhe eksplozivi ka qenë për ti dhënë një mesazh.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja për të zbuluar nëse është fiksuar ndonjë moment i lëvizjes së autorit/ëve që do ti ndihmonte hetuesit për zbardhjen e identitetit të tyre. Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen.