Porti i ri Tregtar i Durrësit në Porto Romano me PPP: 46 % qeveria, 54 % kompania fituese

Edhe projekti i ri i portit të Durrësit do të jepet me koncension. Gjatë prezantimit të tij, Kryeministri Rama u shpreh se 46% e projektit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa 54% do të financohet nga kompania fituese. Gjithashtu Rama u shpreh se gara për kompaninë fituese e cila pritet të nisë në janar do të jetë transparente për publikun.

Porti i ri Tregtar i Durrësit në Porto Romano do të ndërtohet me PPP.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga kjo 46% do të jepen nga qeveria dhe 54 % nga kompania që do të fitojë garën ndërkombëtare.

Edi Rama:"U tha për kontrata miliarda dollarëshe që do ti kushtonte Shqipërisë për ti bërë qejfin arabëve, ndërkohë që faza e parë që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. 

PPP. Pra edhe në këtë rast do të zhvillojmë një proces Partneritet Publik Privat, pasi PPP-të nuk janë akte kriminale, nuk janë as formula korruptive, por janë formula ekonomike që kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin publik funksionojnë në favor të publikut. Kur bëhet si ajo formula e skanereve të hyrje-daljes së kamionëve nga të gjithë pikat e Shqipërisë bëjnë që publiku të paguajë kusure që nuk i ka.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV",  Rama tregoi dhe cilat kompani ftohen të marrin pjesë në këtë projekt.

Edi Rama: "Gara do të jetë e hapur, por dihet se kush nuk mund të marrë pjesë. Ne presim kompani nga vendet mike dhe partnere për këtë arsye e shikoj me shumë kënaqësi të përfaqësuesit më të lartë holandez, ambasadori holandez, italian, japonez, zv. ambasadori i SHBA, britanik. Ne do të mirëpresim, do të garantojmë të gjithë informacionin dhe transparencë të plotë për të gjitha kompanitë që do të vijnë nga BE, Britania, Turqia, Lindja e Mesme e SHBA. Kjo është sfera e operimit të kompanive.

Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023.

Faza e parë nis në pak javë dhe zhvillohet në hapërisë që nuk prek aktivitetin e portit.

Në janar do të zhvillohet një forum "transparent" tha Rama me praninë e autoriteteve tona dhe holandeze për tu shpjeguar kompanive projektin që projekti të jetë tërësisht i hapur. 

Edi Rama: Nga janari gara është e hapur. Ju lutem të gjithëve të përgatiten mirë dhe të mos na ndërhyjë askush se aty fiton më i miri pasi nuk ka asnjë shans të ndërhyjë askush pasi do të fitojë më miri dhe nuk ka asnjë shans të ndryshojmë fituesin pasi nuk na lënë tregtarët holandezë që punojnë për ne”

Gjithashtu i jepet garanci 100 % e kontratave ekzistuese me të gjithë operatorët ekzistues

Edi Rama: "Kontratat janë të garantuara 100%. Thjesht do të ketë spostime nga një vend në vend tjetër por operacioni ligjor nuk do ë bllokohet për asnjë subjekt"

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës - Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut.