"Mijëra € me gomone, 28 € me Wizz Air", Rama i përgjigjet deputetit britanik: Kanalin e çajnë pa pyetur njeri

Kryeministri Edi Rama duke prezantuar projektin e Portit të ri tregtar të Porto Romanos duke folur mbi investimet që mund të bënte Britania në këtë zonë nuk la pa përmendur edhe çështjen më të nxehtë të britanikëve sëfundmi: emigrantët shqiptarë.

"E faktikisht janë gjëja më e mirë që po u ndodh sot e gjithë ditën e duan Anglinë kaq shumë sa shkojnë me varka ndërkohë që një deputet bëri një pyetje fantastike dhe i tha ambasadorit tonë: Po mirë këta që vijnë me varka dhe paguajnëmijëra paund pse nuk vijnë me WizzAir me 28 euro?

Dhe pyetja ishte kaq shokuese sa dhe ambasadori jonë skishte çfarë të thonte. Përgjigja është kaq e thjeshtë, se tek Wizz Air nuk i le njeri të futen kurse kanalin e çajnë pa pyetur njeri.

Kjo nuk do të thotë që jemi dakord me këtë por sëbashku me kryeminsitrin britanik kemi paur një bisedë shumë produktiv, për të krijuar një skuadër të përbashkët," tha Rama.