Moti i keq: Bien reshjet dhe niveli i ujit në Vlorë e Lezhë
Shtabet e emergjecave raportojnë për një situatë më të qetë në krahasim me një ditë më parë.
Në Vlorë niveli i ujiit në lumin Vjosë ka rënë duke mos rrezikuar përmbytje. Edhe në Shkodër kuotat e lumejve janë larg kuotave maksimale.
Flitet për gati 1 mijë ha toka të përmbytura ndërsa në oborret e banesave ujë është tërhequr
Në Lezhë
Në qarkun e Lezhës rezultojnë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr
Në territorin e qarkut Lezhë ka patur mesatarisht rreth 30 mm reshje.
Kuotat e lumenjëve: Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjet Mat dhe Gjader nuk kanë kuota te larta për tu shqetësuar.
Në Vlorë
Reshjet e shiut të cilat ulën intensitetin e tyre në jug prej pasdites së djeshme kanë bërë që prurjet në lumin Vjosë nga Greqia-Gjirokastra-Tepelena të fillojnë të ulen ndjeshëm.
Sot niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë nën nivelin e tij kritik ku rrezikonte ditën e djeshme niveli i Vjosës arriti thuajse në 7 metra duke rrezikuar përmbytjet.
Ditën e sotme niveli i Vjosës ka rënë nën 6 metra duke sjell një përmirësim të situatës e cila po mbahet ende nën monitorim pasi mund të ketë të papritura.
Niveli kritik i Vjosës që shkakton përmbytje është mbi 7.5 metra mbi nivelin e saj të përditshëm
Në Shkodër
Kuota Drin 5.20 m (nga 5.90 m ) 7.50 m kuota maksimale
2.Kuota Liqen 7.85 m ( nga 8.00 m) 8.70 m kuota maksimale
Në Njësinë administrative Ana Malit ka permbytje në një sipërfaqe prej 300 Ha
Në rrugen e Obotit nuk ka më prezencë uji.
Mungon energjia elektrike në pjesën më të madhe të njësinë administrative Guri Zi.
