Prurjet e përroit rrezikojnë banesa e biznese në Lepenicë

Tokat e banorëve të Lepenicës, banesa dhe bizneset rrezikohen për shkak të prurjeve të përroit që përshkon fshatin.

Mbushja e shtratit të përroit me materiale, inerte të sjella nga kodrat e fshatit, mungesa e pastrimit prej vitesh ka bërë që për shkak të prurjeve të ujit të depërtojë në biznese e në toka të fshatit.

Për këtë arsye tokat po gërryen e po i merr përroi,  ndërsa uji me inerte nuk kursen as biznesin bar-restorant në Lepenicë duke dëmtuar jo pak investimin privat.