Rritet rreziku i përmbytjeve në zonën e Milotit, HEC Shkopet hap portat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 16:12
Prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.
Pasditen e së dielës kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë.
Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.