Makina bie në lumë në fshatin Polenë të Korçës, humb jetën drejtuesi i mjetit (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 21:05
Nja aksident me pasojë vdekjen e një 45 vjeçari ka ndodhur në qarkun e Korçës.
"Rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi Artan Pishtari 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Nissan", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë", njofton policia.
Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit Artan Pishtari i cili udhëtonte i vetëm.
Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes
