Vuçiç flet për pamaturi të Kosovës: Arrestimi i ish-zyrtarit serb të policisë rrezikoi paqen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2022, 19:39
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e ka konsideruar pamaturi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ndalim të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se ka folur me partnerët ndërkombëtarë dhe se vendimi për arrestimin e Pantiçit e ka rrezikuar paqen.
“Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviç dhe për këtë janë përgjigjur serbët”, ka thënë ai.
Serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, pak pas ndalimit të Pantiçit.
Policia e Kosovës ka mbyllur më pas dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë-Jarinjë dhe Bërnjak.
