Barrikadat në veri, Policia e Kosovës mbyll pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2022, 19:06
Policia e Kosovës ka mbyllur rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Policia e ka konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë, pasi serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Pas mbylljes së pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të hapura mbeten edhe katër pika tjera që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
