Ministri Çuçi nënshkruan në Bruksel Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare, ku nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.
Ministri u shpreh se një dokument i tillë garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Evropian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë.
Çuçi: Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Evropian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Evropian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe për ruajtjen e vlerave e parimeve themelore të BE-së.


