“Tokën e mbrojmë me gjak” Banorët e Porto Romanos paralajmërojnë qeverinë për shpronësimet e portit

Në Porto Romano të Durrësit do të ndërtohet Porti i Ri tregtar i Durrësit, pasi në vendin e portit aktual do të ndërtohet porti turistik. Banorët atje kanë paralajmëruar se do ta mbrojnë tokën me gjak, nëse vlera e shpronësimeve nuk do të jetë sipas kërkesave të tyre.

Projekti milionësh “Durrës Yaht e Marine” që është kthyer në qendër të debatit politik, do të çojë edhe në zhvendosjen e portit tegtar dhe të njerëzve në Porto Romano të Durrësit.

Por duket se edhe atje projekti nuk do të kalojë pa sherre.

Banorët e Porto Romanos paralajmëruan qeverinë  që nëse nuk I trajton ata në mënyrë specifike për vlerën e shpronësimit të tokës private, pronën e tyre do ta mbrojnë me gjak.

"Ne kemi ardhur ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Ti thoni kryeministrit e instancave të tjera se nëqoftëse nuk do të vlerësohet toka ashtu siç do fshatari, mos të niset kush të marrë atë tokë se do të bëhet gjak. Nuke  dorëzon kush tokën ashtu," tha një prej tyre.

Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve deklaroi në përgjigje të banorëve se shpronësimet do të bëhen sipas VKM-së së vitit 1989, por banorët thanë se do ta refuzojnë deri në fund çmimin prej 4 milionë lekë dynymi siç u është thënë paraprakisht.

"Me këtë pazar që po na paraqitet ne nuk ja bëjmë për hajër fare atij. Nuk është kërcënim ky, është tokë e gjyshit e stërgjyshit tim," tha një tjetër.

Ndërtimi i Portit turistik të Durrësit është një ndër projtket më të mëdha që do të zbatohet në qytetin bregdetar, ndërsa opozita dhe ekspertë kanë hedhur dyshime të forta për një megaaferë korruprive.

“Tokën e mbrojmë me gjak” Banorët e Porto Romanos

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.