Pika kufitare Tre Urat në Gjirokastër jashtë shërbimi për rreth dy orë, shkak punimet nga pala greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2022, 14:10
Pika kufitare Tre Urat në Përmet do të jetë jashtë funksioni sot për rreth dy orë.
Shkak për këtë janë punimet e palës greke.
"Nisur nga njoftimi i marrë nga Policia Greke, se për shkak të punimeve që do të kryej pala greke në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, nga ora 13:30-15:30, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve, në hyre dhe në dalje të kësaj pike kufitare.
Policia Kufitare njofton qytetarët, të cilët kanë planifikuar për të udhëtuar nëpërmjet Pikës Kufitare Tre Urat, Përmet, që gjatë këtij intenerari kohor pika e kalimit kufitar do të jet e bllokuar për shkak të punimeve që po kryen në palën Greke në Tre Urat, Përmet," njoftoi Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.