Protesta e opozitës, nisen nga Vlora 1000 simpatizantë të PD, po aq nga Fieri
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 09:01
Rreth 600 antar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita.
Rreth 200 antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.
Përsa i përketë qarkut të Vlorës mësohet se janë nisur mbi 1000 antarë dhe simpatizantë drejt protestës.
Rreth 200 protestues janë nisur nga Pogradeci,100 protestues nga Devolli dhe rreth 250 protestues nga Maliqi.
Nga Fieri sipas kryetarit Rrapi Gjika janë nisur rreth 1000 persona.
Nga Shkodra protestuesit janë nisur në rreth 200-250 automjete.