Taksa për parkun e Divjakës/ Kumbaro: Nuk harxhohesh me 50 lekë! Dhori: “Vjedhje” e qytetarëve!

Taksa për të hyrë në Parkun e Divjakës cilësohet nga opozita si në mjet shfrytëzimi nga qeveria dhe Bashkia për të përfituar para nga qytetarët e turistët.

Për këtë arsye deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ilda Dhori kërkuan një interpelancë me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Deputetja Dhori u shpreh se kjo taksë jo vetëm që është penalizuese për turizmin por rëndon më së shumti pensionstët dhe banorët e zonës.

Dhori: Ndërkohë që në luftën për të aneksuar pasuri publike, askush nuk denjoi të mendojë për vizitorët, ër banorët, për bizneset, për trashëgiminë. Paratë e mbledhura në Parkun e Divjakës prej vitesh shkojnë në kundërshtim me rregullat e këtij shteti në arkën e bashkisë Divjakë.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, nxori një monedhë 50 lekëshe që sipas saj është modeste.

Kumbaro u shpreh se taksa nuk është vendimmarrje personale e asaj por e Këshillit të Ministrave.

Kumbaro: Jam këtu për një interpelancë urgjente dhe arsyeja është kjo monedhë 50 lekëshe, ky është çmimi i biletës individuale për të hyrë në çdo park kombëtar apo natyror të mbrojtur me infrastrukturë të dedikuar për vizitorët siç është parku kombëtar i Divjakës. Nëse hyn me makinë në park me 5 veta çmimi është 150 lekë, dmth 30 lekë për person. Nëse janë një grup 10 veta është 20 lekë për person. Nëse janë 20 veta, 12.5 lekë për person.

Nëse kemi 50 veta 6 lekë për person, nuk e kam 6 lekëshin se nuk e gjeta një monedhë të tillë. Nëse dikush mendon se këto çmime i shpik unë gabohet, është vendim  i Këshillit të Ministrave që i ka vendosur këto tarifa, VKM e dhjetorit 2020. Ju zonja Dhori keni bërë dhe një kërkesë-padi në gjykatë dhe sot gjykata jua ka rrëzuar. Do ishte në nderin tuaj ta tërhiqni.

Sakaq Dhori u shpreh se qytetarët e Divjakës nuk do të lejojnë traun në hyrje të parkut dhe sipas saj ata do të vijojnë të protestojnë kundër vendimeve të qeverisë që dëmtojnë shqiptarët.

Taksa për parkun e Divjakës/ Kumbaro: Nuk harxhohesh me 50 lekë!Taksa për parkun e Divjakës/ Kumbaro: Nuk harxhohesh me 50 lekë!Taksa për parkun e Divjakës/ Kumbaro: Nuk harxhohesh me 50 lekë!

Taksa për parkun e Divjakës/ Kumbaro: Nuk harxhohesh me 50 lekë!