Të rinjtë në Shkodër kapen me doza heroine në makinë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Shkodër pasi u kapën në makinë me doza heroine.

Një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje u sekuestrua nga policia.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Weekend”u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

"Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të rinjtë në Shkodër kapen me doza heroine në