Parku i Divjakës me pagesë, banorët në protestë kundër traut: Na lini të marrim frymë

Ngritja e traut po shtyhet, por vendimi i Ministrisë së Mjedisit që vendosi taksë për të hyrë në parkun Divjakë-Karavasta nuk është tërhequr.

Për herë të dytë në harkun e pak muajve, firma që ka fituar të drejën për të vjelë të ardhurat nga kjo zonë turistike tentoi të ngrejë strukturën të hënën, 14 nentor 2022

Ndaj banorë dhe përfaqësues të bizneseve të zonës dolën në protestë

"E ka zbrazur vendin. Vetëm të moshuarit kanë ngelur. Edhe ato pak çuna që kanë ngelur do t'i largojë. Të mos futesh i lirë në park?! Ku ka vend tjetër zona jonë.  

Tarifa për hyrjen në parkun e Divjakës, thonë rendon vizitorët dhe do të kete efekt negativ në zonën që synon të zhvillojë turizmin

"Na lini të marrim frymë" tha një protestuese tjetër.

Puna e nisur pasditen së hënës u pezullua për mungesë dokumentacioni nga bashkia Divjakë, por që sipas deputetes demokrate Ilda Dhori e ka miratuar taksën për turistët me heshtje.

Ilda Dhori: "Bashkia Divjakë është bërë njësh me ministrinë. I ka dhënë lejen fshehurazi. Ka miratuar e firmosur për ngritjen e traut"

Taksa për të hyrë në parkun e Divjakës është kundërshtuar edhe nga deputetet socialist të zonës, por siç duket qëndrimet e tyre nuk janë marrë parasysh nga ministria e Mjedisit që po çon përpara projektin.