Tirana mirëpret liderët e BE-së, policia rrugore në terren të orientojë qytetarët në rrugë alternative
Tirana është gati për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Prej pasdites nis bllokimi i pjesshëm ndërkohë që policia rrugore u bën thirrje qytetarëve të përdorin akset alternative. Efektivet do te jenë në terren për orientimin e kalimtarëve.
Tirana është gati për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Që prej ditës së sotme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren.
Olta Lami Specialiste e policisë rrugore në një intervistë për Ora News tregon se që prej kësaj të hënë do të nis edhe bllokimi i pjesshëm i rrugëve.
Olta Lami: “Duke qenë se një pjesë e vogël e delegacioneve vijnë sot do të ketë bllokime sporadike në momentin kur kalojnë delegacionet por nuk do të bllokime të rrugëve totale”
Që prej orës 14:00 të kësaj të hëne, (5 dhjeto 2022) të gjitha makinat rreth stadiumit ‘Air Albania’, do të zhvendosen nga zona kjo ku do të zhvillohet samiti.
Olta Lami: Rrugët që do të bllokohen janë Të bllokuara do jenë rruga Rinas - Qafë Kashar dhe anasjelltas, Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas, Unaza madhe nga ish Sheshi Shqiponja - Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas, Rruga e Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas dhe të gjitha rrugët që lidhin Rr. Elbasanit me stadiumin, bulevardin dhe Pallatin e Kongreseve.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Të bllokuara dhe rrugët “Themistokli Germenji”, “Asim Zeneli” dhe “Dervish Hima”. Pjesa e bulevardit nga Piramida tek Sheshi Nene Tereza dhe dy rruget lidhëse"
Të martën, 6 dhjetor, dita e zhvillimit të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, bllokimi i akseve do të bëhet që në orën 07:30 të mëngjesit deri në përfundim të aktivitetit.
"janë zgjedhur forcat e policisë rrugore të Tiranës për tu marrë me menaxhimin e trafikut.
Lami shpjegon se punonjësit e policisë rrugore jane në terren për të orientuar drejtuesit e mjeteve për përdorimin e rrugëve alternative.
Sakaq gjatë se martes nuk do të lejohet që të qarkullojnë as mjetet e tonazhit të rëndë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

