16 vjeçarja denoncon të riun në Tropojë për marrëdhënie seksuale pa dëshirë

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia pas një denoncimi të bërë nga një 16 vjeçare për marrëdhënie seksuale pa dëshirë.

"Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe,  se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj," njoftoi policia.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.