Masa edhe nga ajri për Samitin e BE-së, helikopteri patrullon perimetrin e sigurisë në Tiranë

Përpos masave tokësore, duket se qeveria shqiptare ka marrë edhe masa ajrore lidhur me Samitin BE-Ballkani Perëndimor ditën e nesërme.

Sot është parë edhe një patrullim i Helikopterit të ushtrisë mbi vendin ku do të mbahet samiti.

Duket se helikopteri do të jetë aty për të vëzhguar çdo lëvizje përgjatë perimetrit të sigurisë ku do të lëvizin edhe liderat evropianë.

Ndërkohë, nga dita e nesërme në orën 6 të mëngjesit rrugët në qendër të Tiranës do të jenë të bllokuara, ndërsa do të mund të lëvizin në këtë zonë vetëm ata që kanë leje.

Kujtojmë se në këtë ditë opozita ka lajmëruar edhe një protestë, pikërisht para kryeministrisë, në zonën e sigurisë, dhe ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.