Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Viroit ku një automjet tip Ford është përplasur me një Mercedez Benz.
Përplasja ka qenë gjysmë frontale çka ka shmangur një bilanc më tragjik.
"Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur "Virua", janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet," njoftoi policia.
Për pasojë është lënduar drejtuesja e Ford dhe ai i Mercedez Benzit të cilët janë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre vlerësohet jashtë rrezikut për jetën.