"Fshati pa rrugë, ujë e drita", Dilbnishi në Kurbin braktiset nga banorët
Investimet në zonat rurale po sjellin edhe boshatisjen e fshatrave në vendin tonë. Në fshatin Dilbnish të Kurbinit banorët thoën se nuk ka as rrugë, ujë dhe energji elektrike, ndërsa banorët e kanë braktisur masivisht atë, çka ka sjellë edhe mbylljen e shkollës.
Rrugë të shkatërruara, mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Kjo është situata në fshatin Dilbnish të Kurbinit, i cili ndodhet pranë ish-arqipeshkvisë Tiranë-Durrës dhe kishës së "Shna Ndout.
Mungesa e invesimeve ka vështirësuar jetesën e banorëve. Ata thonë se rruga që i lidh me qendrën urbane është bërë thuajse e pakalueshme, ndërsa kanë probleme të vazhdueshme, edhe me energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm.
"Këtu është shumë vështirë, ju jeni duke e parë dhe vetë. Më vështirë nuk ka, rruga, drita jo, ujë jo, ka ardhur ujësjellësi deri tek Gurorja, për një pompë uji vuan fshati.
Drita ska, ujë ska, energjia elektrike , komplet telat janë nëpër pemë, rrezikojnë fëmijët me korend," thonë banorët.
Deri pak vite më parë në Dilbnish jetonin rreth 120 familje, ndërsa sot nuk ka më shumë se 70, pasi fshati është braktisur, çka e dëshmon dhe mbyllja e shkollës 3 vite më parë.
“Ka qënë shkolla 8-vjeçare, e kanë mbyllur. Shteti e di pse e ka hequr, ne nuk dimë gjë, kanë hequr shkollën, rrugë nuk ka,” thonë banorët.
Në situatë të ngjashme ka shumë fshatra në Malësinë e Kurbinit, ku mungesa e investimeve ka sjell shpopullimin e këtyre zonave.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
