Pogradec, ishte duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset 39-vjeçari
Finalizohet operacioni policor i koduar "Perimetri 202", ku është vënë në pranga një person nga policia e Pogradecit.
Për rrjedhojë arrestohet në flagrancë 39-vjeçari, i cili po transportonte kundrejt fitimit, 5 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. L., 39 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas në Pogradec, duke transportuar kundrejt fitimit, në drejtim të Tiranës, me automjetin tip "Benz", 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt shteteve të BE-së.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
