Ura e gurtë e Postenanit në Leskovik, rrezikon të shembet

Ura e Postenanit në Leskovik të Korçës rrezikon të shembet, për shkak të ndërhyrjeve të munguara ndër vite. Për të shmangur këtë rrezik edhe për këtë dimër, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore realizoi një ndërhyrje emergjente.

Ura e gurtë e Postenanit, një nga veprat më të njohura të trashëgimisë kulturore në zonën e Leskovikut rrezikon të shembet.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore realizoi një ndërhyrje emergjente në strukture, me qëllim ti shpëtojë edhe këtij dimri.

“Për prandalimin e degradimit, për gjatë dimrit, të strukturës së urës, duke riformuluar të gjithë elementet e munguar të strukturës në pjesën e trashësisë e cila do të paraqiste një rrezikshëri shum të madhe.

Në qoftë se do vazhdonte të qëndronte e tillë. Kemi disiplinuar rrjedhën e ujit duke vendosur gabiona që gjatë fazës së dimrit kur të kemi prurje, prurjet sjellin dhe inerte nga lumenjtë e zonës. Të bëjmë të mundur që mos të kemi goditje te këmba e urës, që mos të paraqes një rrezikshmëri,” tha Gjergji Koki.

Nëse do sigurohen fondet e duhura, vitin e ardhshëm pritet të bëhet një rikonstruksion total i urës.

“Ministria e Kulturës është duke parë të gjitha mundësit që vitin e ardhshëm të gjejmë buxhetin për ta financuar këtë urë, e cila në të vërtetë është një nga më unikalet në zonën e Postenanit dhe në zonën e Leskovikut, dhe e ruajtur në një formë shumë të mire, deri në ditët e sotme,” tha ai.

Vitet e fundit, disa ura dhe ndërtesa të tjera Monument Kulture, janë shembur e shkatërruar për shkak të ndërhyrjeve të munguara.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal