Tritol portës së vilës në Sarandë, pronari ish-punonjës i IKMT-së
Saranda u zgjua me shpërthim ekspozivi këtë të hënë. Vilës që shihni në pamje i kishin vënë tritol.
Objekti 3 katësh është në pronësi të Lefter Lefterit, i njohur ndryshe Afez Kulla.
Ai rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka punuar në IKMT dhe drejtorinë e Transportit Rrugor.
Tritoli ishte vendosur në portën e jashtme të banesës, ku 54 vjeçari jeton bashkë me tre anëtarët e familjes.
Shpërthimi raportohet se ishte i fortë dhe për pasojë, ka shkaktuar dëme material.
Dyshimet janë se qëllimi ka qenë dërgimi i një mesazhi paralajmërues.
Pak kohë më parë Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat, lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1 të Sarandës.
Por në dëshminë e parë, 54 vjeçari mësohet se ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk ka ide, pse e sulmuan me eksploziv.
Pas veprimeve të para nga grupi Hetimor, policia e Sarandës thotë se ende vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të shpërthimit.
Tritolvënësi, ndërkohë mbetet ende i lirë.

