Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, këmbësori përplaset për vdekje nga makina
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2022, 18:24
Një aksident ka ndodhur në Tiranë këtë pasdite ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor i cili është përplasur nga një automjet.
“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje,” njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
