Policia i mbyll opozitës bulevardin "Dëshmorët e Kombit" një ditë para protestës

Pavarësisht se prej ditësh Sali Berisha pretendon së protestën e tij do ta zhvillojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, policia e shtetit ka angazhuar masat që asnjë protestues të mos prish rendin dhe qetësine e anqtarëve të samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.Bllokimi do të fillojë një ditë para, ku do të planizohet me efektivët e policisë në rrethe si dhe të Tiranës.

Policia e Shtetit i bëri edhe një herë të ditur Partisë Demokratike së protestën e tyre nuk mund ta zhvillojnë në bulevard përballë Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat drejtori i Sigurisë Publike, Rebani Jaupi, u shpreh së forcat e policisë do të angazhohen për samitin pasi protestës së PD i kanë kthyer përgjigje negative.

"Policia u ka kthyer një përgjigje drejtuesve që kanë bërë kërkesë në polici për të zhvilluar një miting, përgjigjja jonë është bërë publike, i kemi adresuar të gjitha kufizimet që ka policia për Samitin".

I gjithë plani i masave do të fillojë me datë 5 dhjetor në orën 14:00.

Pothuajse e gjithë Tirana do të jetë në pushtimim e policisë.

Bllokimi do të fillojnë nga Rinasi për në Tiranë. E gjithë unaza e kryeqytetit do të jetë e bllokuar.

"Perimetri do të fillojë aktivizimin nga ora 14:00 e datës 5 dhjetor me kufizimin e perimetrit. Do të mbahet deri në përfundim të Samitit dhe largimin e gjithë personaliteteve nga vendi jonë. Qytetarët të marrin njoftimin për bllokimin e rrugëve."

Jaupi tha se personat që janë rezident në ato ambjente që do të jenë me kufizim, do të shoqërohen me punonjës të policisë e ndërsa e gjithë lëvizja do të bëhet në këmbë.

"Çdo person që do frekuentojë këto ambjente duhet të ketë dy dokumente, kartën e identitetit dhe atë të punës".

Përveç Drejtorisë së Tiranës, Polica ka kërkuar ndihmë edhe tek drejtoritë e tjera vendore.

Kryesisht është kërkuar ndihmë te forcat Shqiponja, që të jenë në numër të madh.