Tentoi të korruptonte policët me 7 mijë lekë për 6 m3 dru, arrestohet 34 vjeçari

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme e tentoi të korruptonte policët me 7000 lekë.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , i shtetasit R. Th., 34 vjeç, banues në Sarandë. 

"Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.4, Sarandë, duke transportuar me mjetin tip "Ford", 6 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Për të shmangur shoqërimin në komisariat, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 7 000 lekë," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.