Tarifat rëndojnë studentët: Për Bachelorin deri në 45 mijë, për Masterin në 200 mijë viti

Në Shqipëri tarifat për një vit akademik gjatë ciklit të parë të studimeve, variojnë nga 25 mijë deri në 45 mijë lek.

Ndërsa për ciklin e dytë, masterin nga 80 mijë deri në 200 mijë.

Shtuar gjithë shpenzimet e tjera, studentët thonë se këto tarifa janë të larta e jo gjithmonë të përballueshme.

 “Është diçka që të shqetëson ndonjëherë edhe të streson. Fakti që nuk je akoma i pavarur ekonomikisht nga prindërit dhe kjo është diçka më vete.

Sa më pak të harxhojmë ne si studentë, aq më mirë për ne është, sepse jeta studentore është shum e shtrenjë. Ngrënja e ushqimit jashtë sepse nuk gatuajmë dot vetë, blerja e librave.

Në ditët e sotme çdo gjë po shkon shtrenjtë dhe dihet është një tarifë e papërballueshme.

Kemi dëgjuar se, në rastë se ke mesataren mbi 6 ke një ulje të përgjysmuar,” thonë ata.

Në Kosovë, studentët nuk paguajnë detyrime për ndjekjen e studimeve të larta, në Maqedoninë e Veriut tarifat janë thuajse sa në Shqipëri, ndërsa në shtetet e tjera Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare, thotë se kostot justifikojnë cilësinë e mësimdhënies.

“Kosova e ka bërë tarifën 0, sepse shteti ka investuar për arsimin, e ka konsideruar prioritet universitetin. Paratë që do të vinin nga xhepat e studentëve, i ka sjellë nga një zë tjetër i buxhetit të shtetit,” tha Rigels Xhemollari.

Xhemollari citon një raport auditimi të KLSH-së, sipas të cilit një student nuk duhet të paguajë më shumë se 25 mijë lekë, bazuar në shërbimet që ai merr në Universitet.

“Duke vendosur tarifat afrofe, atëherë lindin mënyrat apo  nundësitë e abuzimit me këto tarifa, ku ne kemi parë shpesh herë se si parat e studentëve përdoren për rojë, për ngrohje, për karburante etj.., dhe nuk shkojnë tek studenti.

Pra studenti e paguan tarifën për të marë mbrapsht shërbimin, laboratorin, prakrikën, një shërbim më të mirë nga ana e pedagogëve,  të cilat nuk i gjen sot në këtë universitet,” tha ai.

Vitet e fundit edhe përmes protestave, studentët kanë kërkuar ulje të tarifave duke ndjekur të paktën shembullin e Kosovës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.