Samiti i 6 dhjetorit/ Andoni: Qëndrimi i Vuçiç fëmijënor, do të ketë përfaqësim në Tiranë
Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth pjesëmarrjes së Vuçiç në Samitin që do të organizohet më 6 dhjetor në Tiranë.
A është një arsye aq e madhe emërimi i ministrit për të reaguar në këtë formë ndaj BE apo arsye të tjera
Ben Andoni: Qëndrimi i zotit Vuçiç lidhur me emërimin e Rashiq si ministër është fëmijënor. Rashiq vlerësohet për qëndrimet pragmatiste. Ka qenë i dashur me mediat. Ka qenë i hapur sa i përket qëndrimeve të komitetit serb që nuk janë në pjesën e veriut. Unë besoj, dhe pse është një parashikim i tepruar, që ai patjetër do të ketë përfaqësim në Tiranë. Të dyja palët do të lëshojnë shumë si Kosova dhe Serbia. Kurti në fillim dialogun e kishte prioritet të shtat pastaj të katër dhe tashmë e ka thuajse parësor. Vuçiç është treguar foshnjarak.
Nëse Vuçiç refuzon të përfaqësohet a është shkelmim i planit franko-gjerman?
Ben Andoni: Absolutisht jo. Ata janë të detyruar të zbatojnë vendimin. Publiku u mbajt sikur do të kishte luftë ndërsa vendimi për targat ishte marrë 48 orë më parë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
