Policia i kthen përgjigje opozitës: Protestën e 6 dhjetorit mund ta bëni në sheshin "Skënderbej"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 14:48
Drejtuesit e lartë të policisë dolën në deklaratë për të bërë present për masat e marra për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, më datë 06.12.2022, në Tiranë.
Sa i takon protestës së opozitës policia e shtetit konfirmoi edhe një herë se protesta nuk mund të mbahet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë por mund të bëhet në sheshin "Skënderbej"
"Policia e shtetit i ka kthyer përgjigje drejtuesve që kanë bërë kërkesën në polici. Përgjigjja jonë është bërë publike. Kemi adresuar të gjithë kufizimet që policia e shtetit ka për këtë samit. Pjesa tjetër e bulevardit apo sheshi “Skënderbej” ata kanë të drejtë ta mendojnë dhe të na thonë ku mund të bëjnë" tha Drejtori Rebani Jaupaj.
