Vrasja për votat në Elbasan, avokati: Frikë për sigurinë e Arbër Paplekajt

Dështon serish gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, ish efektivit të Forcës RENEA të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve të 25 prillit të kaluar. Avokati i tij ndërkohë ngulmon në kërkesën për transferimin e procesit në Tiranë, pasi e cilëson Gjykatën e Elbasanit të pasigurtë.

Gjykata e Elbasanit nuk po arrin të nisë gjykimin me themel të dosjes ndaj Arbër Paplekajt, ish efektivit të forcës RENEA të akuzuar për vrasjen e eksponentit të PS, Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhje të 25 prillit 2022.

Séanca e u shty pasi veç të akuzuarit të vetëm,  mungonte edhe Emiljano Prenga, një prej katër të plagosurve të ngjarjes.

Ndërsa shtyrjet e seancave janë kthyer në një sagë, kërkesa e Avokatit të Paplekajt për transferimin e gjykimit nga Elbasani në Tiranë ka krijuar një tjetër përplasje me përfaqësuesit e familjes Xhuvani të cilët janë kundër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në shkresë, mes argumenteve thuhet zona e Gjykatës në Elbasanit është e pasigurtë për garantimin e sigurisë fizike të Arbër Paplekajt, por avokati pranoi të komentojë më shumë.

Ngjarja që përgjaku fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021, duke krijuar edhe një përplasje politike  u shënua më 21 prill në lagjen 5 Maji.

Anëtarë të Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës, pjesë e të cilës ishte edhe Arbër Paplekaj ndaluan aty Mehmet Grecën të cilën e akuzonin se po blente vota për llogari të Partisë Socialiste.

Debatet përshkallëzuan në përplasje me armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste. Të plagosur mbetën Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe. 

Ish nën drejtorët e policisë vendore, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, janë nën hetim pasi akuzohen se dështuan të parandalonin përplasjen e dy grupeve, ndërsa 6 efektivë të Forcës Shqiponja të përjashtuar u rikthyen në detyre nga Gjykata e Apelit Durrës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.