Kokaina në Fier, SPAK letërporosi në Mal të Zi dhe Kolumbi

Hetimi nga Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet lidhur me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Shqipërisë dhe ekzistencë e një banese që dyshohet se do të përdorej si 'laborator kokaine"

Ora News mëson nga burime serioze se ka fillur shkëmbimi i informacioneve me agjencitë e huaja ligjzbatuese lidhur me ngarkesën e thasëve me pleh organik brenda së cilës sipas dyshime të arsyeshme bazuar në prova janë fshehur 430 kg kokainë. Ngarkesa u bllokua më 25 nëntor 2022 në banesën e ish kryekomunarit në Frakull të Madhe të Fierit.

Përveç leterporosisë e cila tashmë është dërguar në Malin e Zi  SPAK do t'i drejtohet me letër-porisi edhe autoriteteve kolumbiane.

Kjo leterporosi do të dërgohet për mësuar kush është blerësi i mallit, transportuesit dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë bashkëpunuar që kokaina të futej me plehun organik artificial në Shqipëri.

Po ashtu SPAK është i interesuar për aktivitetin e kolumbianit Zamir Rodriguez që ka patur në vendin e tij apo precedent të mundshëm në vende të tjera.  Rodriguez dyshohet se ishte kimisti i cili do të bënte ndarjen e kokainës nga plehu artificial.

 Ndërkohë gjithashtu paralelisht hetimet janë në zhvillim e sipër, ku po bëhen ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave.

Ngarkesa u gjet në banesën e Viktor Cervanakut në Fratar të Fierit. Sipas hetimeve të përfshirë në këtë veprimtari janë edhe vëllai i Viktorit, Zenel Cervenakut. Po një rol të rëndësishëm ka pasur edhe djali i Viktorit, Denilsoni, si dhe e fejuara e tij Enxhi. Po ashtu në pranga janë edhe disa persona të tjerë të cilët nuk i kanë pranuar akzuat.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit "Konspiracion" janë:

1- Viktor Çervanaku: Drejtor në Drejtorinë e OSHEE-së, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe 

2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit

3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit

4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit

5- Nikolin Gjolena

6- Klajdi Vrioni (Kodra)

7- Julian Malaj

8- Redion Meshi

9- Bledar Matoshi

10- Marildo Rona

Ne kerkim Zamir Rodriguez, kimist 

Kokaina në Fier, SPAK letërporosi në Mal të Zi dhe Kolumbi


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.