Rama për protestën e opozitës: Muji e Halili nuk mund të marrin peng samitin e 6 dhjetorit

Kryeministri Edi Rama deklaron se masat e sigurisë do të jenë të rrepta dhe askush nuk mund ta marrë peng.

Rama tha se standardet e sigurisë janë ato që i takon çdo vendi që mirëpret një samit të tilla përmasave.

"Sepse këtë samit e organizon KE. Shqipëria është mbështetëse dhe mikpritëse e këtij samiti. Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose jo. Ka aktivitet që është më i rëndësishmi të Shqipërisë para se të bëhet Republikë.

Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe e sheh Shqipërinë si factor kyç në rajon.

Historitë e 1912 që vazhdojnë e tirren janë çështje që ne për fat të keq nuk i shmangim dot por nuk mund ta marrin peng një samit aq më pak të këtyre përmasave.

Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi I të gjithë masave të sigurisë për të gjithë liderët dhe delegacionet. Çfarë lidhje ka kjo me Mujin e Halilin?!"