Ky është shqiptari që u ekzekutua në Gjermani, familja në Shijak hap dyert e mortit

Dy të rinj, 20 dhe 26 vjeç janë ndaluar si të dyshuar për ekzekutimin me plumb në kokë të 42 vjeçarit shqiptar mbrëmjen e 28 nëntorit 2022 në Krefeld të Gjermanisë.

Ndërkohë që familja e tij në Shijak ka hapur dyert e mortit dhe  ka njoftuar se ceremonia mortore e Mari Mukës do të mbahet të premten e 2 dhjetorit. Sipas një dokumenti në QKR Mari Muka rezulton te ketë qenë pronar i pikës së karburantit 'Muka Oil' në Shijak me afat përdorimi nga viti 201 - 2016. Ndërkohë që prej 2018 ishte vendosur në Gjermani.

Policia në Gjermani vijon hetimet për të zbuluar motivet e vrasjes së Mari Mukës.

Njëri prej të ndaluarve ka qenë në kërkim dhe për një krim tjetër.

Ky është shqiptari që u ekzekutua në Gjermani, familja

Policia gjermane deklaroi se Mari Muka jetonte prej 4 vitesh në Gjermani dhe se vrasja nuk është viktimë e rastësishme. 42 vjeçari I cili ka qenë me biçikletë u ekzekutua nga një plumb në pjesën e pasme të kokës nga një distancë shumë e afërt.

Ky është shqiptari që u ekzekutua në Gjermani, familja

Siç mësoi BILD, dy autorët me sa duket kanë shkuar në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur (targa WES), kanë parkuar mjetin dhe kanë pritur shqiptarin. Drejt viktimës është qëlluar me 4 plumba nga të cilët 2 në kokë.