Sulmi ndaj drejtorit në Lezhë i qëllimshëm, autorët e ndoqën, dyshohet se lidhet me aksionin e OSHEE
Zbardhen detaje të reja lidhur me dhunimin e drejtiorit të OSHEE, Lezhë, Edmir Përndreca.
Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme që lidhet me detyrën, pasi autoret i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta.
Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHEE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitor.
Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.
Çfarë tha policia për ngjarjen
Sipas bluve, në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi Perndreca, 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër.
Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin, Edmir Perndreca.
Ky i fundit ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.


