Rrihet për spital drejtori i OSHEE Lezhë, ngjarja në Shënkoll, i goditën makinën dhe më pas e dhunuan

Një zyrtar i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë është rrahur mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në aksin Shënkoll-Lezhë, në zonën e Shënkollit.

Drejtori i OSHEE, Edmir Përndreca, ishte duke udhëtuar me makinën e tij në këtë rruge kur një automjet tjetër e goditi nga pas.

Në këtë moment 43-vjeçari Përndreca ka dalë nga makina për të parë pasojat e goditjes dhe ka rënë pre e dhunës së personave që ndodheshin në automjetin tjetër. 

Sipas policisë, drejtuesit e dy automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerë, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Perndrecën.

Ky i fundit është gjetur në makine me fraktura në disa pjesë të trupit dhe është transportuar me ambulancë në spitalin e Lezhës.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore ai është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen por ende nuk ka dhënë detaje për shkakun e  konfliktit.

Edmir Përndreca  mban prej më shumë se 1 viti postin e drejtuesit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.