Ç'po ndodh në Iran? - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako
Ç'po ndodh në Iran? – ishte tema e kësaj të mërkure në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora, ku u fol për vrasjen e një të reja në Iran dhe protesta që pasuan ngjarjen.
Cako: Vajza në Iran u dërgua në spital gati e vdekur dhe sipas medieve të perëndimit ajo është goditur e dhunuar, ndërsa babai i saj është shprehur me deklarata kontradiktore, nga frika e kërcënimit të regjimit iranian.
Ne i kemi prishur marrëdhëniet me Iranin. Irani është bërë republikë pas revolucionit islamik, ndërsa sot është në krye të shtetit lideri suprem.
Me afrimin e kohërave, ku Rusia ka një lidership më të madh në udhëheqjen botërore dhe largimin e Arabisë nga SHBA-të në raport me naftën me dollar, duket se mund të ketë një nxitje mes Iranit dhe Arabisë, si dhe Sirisë e Turqisë.
Putini është ai që po flet kundër Turqisë dhe Erdoganit, edhe pse me gjusmë zëri për shkak të daljes së ka në Detin e Zi. Ndërsa NATO po e toleron Turqinë.
Dihet po ashtu se shërbimet sekret të Izraelit kanë dorë në trazirat në Iran si dhe në protestat në Kinë, për të shkatërruar këto vende të rëndësishme të BRICS.
Revoltat kanë shkuar shumë larg dhe do të jetë shumë e vështirë për këto popuj, që kanë bërë shumë revolucione me te vdekur, të shohim se ku do të ndalen.