U përplasën makinat, pastaj kërciti grushti, zbardhet dinamika e dhunimit të drejtorit të OSHEE Lezhë

Policia e Lezhës sqaron ngjarjen në Lezhë, ku mbeti i plagosur drejtori i OSHEE, Edmir Perndreca.

Sipas bluve, në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi Perndreca, 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër.

Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin, Edmir Perndreca.

Ky i fundit ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.