Festat e nëntorit, dy ushtritë shqiptare matin forcat në fushën e blertë, kupën e ngre Kosova
Festat kombëtare të fundnëntorit bënë bashkë në Kukës ushtrinë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në sheshin "Skënderbe" orkestrat frymore të tyre luajtën himnet e dy shteteve.
Efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan disa aktivitete të përbashkëta, ndër to dhe një ndeshje futbolli.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, tha se të tilla aktivitete synojnë të afrojnë më tepër ushtritë dhe shtetet.
"Kukësi ka qenë strehimore për mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është dhe afrimi i ushtrive të dy vendeve."
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade Arben Kingji, u shpreh se këto veprimtari do të jenë më të shpeshta në vijim.
Kupën e fitores së ndeshjes mes dy ushtrive e ngritën Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat triumfuan me rezultatin 3:1.

