Hetimi mbi rrjedhjen e të dhënave, Liçaj: Turp! Specialistët e IT-së ç’vlerësohen e përbuzen vazhdimisht
Është rikthyer në qendër të diskutimeve vendimi i gjykatës për të gjykuar në gjendje të lirë 5 zyrtarë që janë niveli më i ulët i administratës që janë angazhuar për këtë çështje.
Eksperti për mbrojtjen e të dhënave personale Edmond Liçaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth teme.
Liçaj tha se rrjedhja e parë e të dhënave ka ndodhur në vitin 2008, vit në të cilin ka filluar dhe digjitalizimi i të dhënave.
Edmond Liçaj: Ne si komunitet i IT kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta analizuar dhe për të qenë shumë të qartë me të gjithë historikun, është ndërtuar një tablo e qartë. Është e njëjta gjë që na ka ndodhur vazhdimisht. Rrjedhja e parë e të dhënave na ka ndodhur në vitin 2008, vit në të cilin ka filluar dhe digjitalizimi i të dhënave. Në atë vit ka filluar dhe është digjitalizuar dhe gjendja civile. Database e parë që është shkarkuar është po në vitin 2008. Fati jonë i keq është që database është shkarkuar sa herë ka pasur update. Këtë database e përdorin partitë si dhe e kanë shumë njerëz. Ajo është përpunuar sipas fuqisë që ka partia. Vitet e fundit është intensifikuar rrjedhja e të dhënave.
Eksperti shprehet se “nëse ne fajin e dërgojmë tek IT institucioni ka rënë për të mos thënë shteti ka rënë”.
Edmond Liçaj: Ata persona që kanë dalë sikur janë përgjegjës për rrjedhjen e të dhënave janë ekspert IT në institucionet shtetërore. Ne duhet të ngremë një shqetësim si komunitet i IT që njolloset dhe figura e tij. Ata nuk janë punonjës të zakonshëm janë ekspert. Sot po i fajësojmë se nuk paskan instaluar një antivirus. Nëse ne fajin e dërgojmë tek IT institucioni ka rënë për të mos thënë shteti ka rënë. Duhen lavdëruar personat që rrinë në atë lloj institucioni dhe marrin atë lloj page, ç’vlerësohen e përbuzen vazhdimisht. Ti nuk mund të rrish sot drejtues institucioni të strukturave kritike që kanë pagë 90 mijë lekë dhe kanë titull doktor. Ky është turp sepse një doktor dhe një profesor ekspert vetëm 1 trajnim që mund të ketë për azhornim të njohurive të tij e ka minimum 1500 euro.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
