Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës (Pamjet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Autostradën Tiranë-Durrës ku kanë humbur jetën 2 persona dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i automjetit Arbër Tivari 26 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e pas aksidentit duket se automjet është përplasur në trafik ndarëse dhe më pas ka marrë para hekurat anash rrugës.

Ajo që ka mbetur në këtë mëngjes në vendin e aksidentit janë vetëm copëza të shkatërruara të makinës dhe ndonjë send personal i të aksidentuarve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina