Laboratori i kokainës në Fier, Banushi: Informacioni nuk u dekonspirua, erdhi nga DEA amerikane
Prokuroria e Posaçme publikoi rezultatet e aksionit që zbuloi laboratorin me 430 kilogramë kokainë në Fier. Në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa hetimi ka nisur në maj të këtij viti pas zbulimit të ngarkesës në Mal të Zi.
Lidhur me këtë operacion gazetarja Keti Banushi në një intervistë për RTV Ora dha më tepër detaje.
Si u zbulua kokaina?
Keti Banushi: Nuk është hera e parë që zbulohen laborator droge në Shqipëri por i këtij modeli që ka shfrytëzuar plehun kimik për drogën është i pari. Kjo tregon se trafikantët vazhdimisht janë në kërkim të metodave të reja të transportit të drogës. Hetimi ka 3 muaj që ka nisur. Nuk është dekonspiruar dhe janë arrestuar personat përgjegjës dhe personat ndihmës. Ka 11 masa sigurie dhe nuk është kapur vetëm një. Konsiderohet si një operacion i suksesshëm. Është vetëm 1 që nuk është arrestuar kimisti kolumbian 10 të tjerët janë arrestuar.
Nga ka ardhur informacioni lidhur me ekzistencën e një laboratori të tillë?
Keti Banushi: Ky informacion ka ardhur nga DEA amerikane. Është një sinjal i dhënë që në muajt maj të këtij viti. Prokurorët nuk kanë ndërhyrë në ato momente. Prokuroria ka vepruar me profesionalizëm janë kapur 10 persona. Droga ka ardhur nga Kolumbia. Kompania që ka bërë transportin e lëndës narkotike ishte krijuar në janar 2022. Në Fier kimisti kolumbian ishte ai që ndante plehun nga kokaina dhe e përgatiste lëndën narkotike për ta shitur. Mendoj se kjo mund të jetë ngarkesa e parë ose e dytë.
Ngarkesa ka kaluar përmes portit të Tivarit drejt Fierit, përse?
Keti Banushi: Mbase nga ky itinerar është menduar se mund të kalonin më kollaj. DEA ka mbikëqyrur të gjithë operacionin. Deklaratat zyrtare që u bënë ditën e sotme u ta se ka 3 muaj që kishte nisur operacioni.
