"Shpëton" Xhaçka, Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e PD-së për investimet strategjike

Gjykata Kushtetuese në vendin tonë ka rrëzuar kërkesën e partisë demokratike për ligjin e investimeve strategjike të mazhorancës.

Më herët ishte mazhoranca ajo që kundërshtoi kërkesën e ngritjes së një komisioni hetimor për këtë çështje nga 28 deputetë të PD-së në korrik.

Nisma e deputetëve të PD-së erdhi edhe pas rastit të ministres Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës është një investitor strategjik në jug.

Ndërkohë, në mbledhjen e datës 28 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e pranojë kërkesën e PD-së për shqyrtim në seancë plenare.

Në argumentin e Kushtetueses thuhet se një kërkese e tillë nga ana e PD-së nuk i plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se ¼ e Kuvendit.

“Në kushtet kur konflikti i krijuar si rrjedhojë e vendimit të kundërshtuar të Kuvendit nr. 53/2022, në thelb, ka të bëjë me një mosmarrëveshje kompetence, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se në çështjen në shqyrtim një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si subjekt kushtetues i ndryshëm nga një e katërta e deputetëve, nuk përbën subjekt në konfliktin kushtetues,” thuhet në vendim. 

Statusi i investitor strategjik i Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë që opozita ta akuzojë ministren dhe mazhorancës për klientelizëm.

"Shpëton" Xhaçka, Gjykata Kushtetuese refuzon