Habit Rama: Mediet i vendosin kamerat qëllimisht që të duket si kiamet, uji tërhiqet menjëherë

Kryeministri Rama nga Lezha u shpreh se falë punës së bërë nga bashkia, reshjet e dendura nuk kanë mundur të shkaktojnë problematikat e dikurshme.

Sipas tij, fajin për përmbytjet e kanë mediet që vendosin kamerat në mënyrë të qëllimshme në mënyrë që të transmetojnë sikur po bëhet kiameti.

Ai shton se edhe historia e baseneve është e fryrë dhe e stërfryrë sepse po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë komplet të qarta, pra numrat e të prekurve janë minimal.

Rama: Këtu siç vendosen kamerat në mënyrë të qëllimshme, siç lëshohen gojët në mënyrë të qëllimshme, po ta shohësh në pasqyrat mediatike, duket sikur këtu po bëhet qameti. Në fakt, është një situatë e vështirë, por në pika të caktuara për arsye komplet objektive. Ajo që është akoma më e rëndësishme edhe këtu është fakt se për shkak se është punuar dhe tashmë sistemuar prej shumë vitesh, falë teje dhe bashkisë nuk diskutohet, me kanalet menjëherë uji tërhiqet sapo bie.

Se në momentin kur reshjet vijnë furishëm, mund të kesh kanale, mund të kesh çfarë të duash, nuk kanë çfarë i bëjnë sepse është më shumë intensiteti sesa kapaciteti thithës i çdolloj kanali, jo këtu, por kudo. Edhe historia e baseneve është e fryrë dhe e stërfryrë sepse po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë komplet të qarta, pra numrat e të prekurve janë minimal dhe hektarët janë shumë herë më pak sesa në rastin e përmbytjeve të mëdha. Këto zona kanë qenë historikisht problem.

Por nëse kryeministri Rama nuk besoj mediet që kanë raportuar nga terreni me korrektesë, le të besojë këto foto të kapura nga LSA dje në Shkodër.

Habit Rama: Mediet i vendosin kamerat qëllimisht që të duket si