A do të ketë një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi?
A mund të themi se nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare për sa kohë SHBA i janë rikthyer asociacionit dhe e kanë vendosur si kusht, e nga ana tjetër kryeministër është Albin Kurti i cili për këtë gjë ka qenë i prerë?
Për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të tillë foli profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Seb Byqyqi gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.
Seb Byqyqi: Asociacioni u përmend në fillim të nëntorit kur kjo përkoi me refuzimin e planit të BE nga Serbia. Serbia e ka vendosur si kusht asociacionin për të vazhduar me dialogu. Për këtë arsye BE atë parakusht të Serbisë e përktheu në një kusht për Kosovën, gjë që u mbështet dhe nga SHBA. Nëse shohim deklaratat e ditëve të fundit nuk përmendet në asnjë vend asociacioni. Është kuptuar hilja e Serbisë dhe tani fokusi është te garantimi i përkushtimit të Serbisë për dialogun. Problemi madhor është se Serbia nuk ka përkushtim për dialogun.
A e dëmton asociacioni Kosovën?
Seb Byqyqi: Acosiacioni ka disa keqkuptime në disa mënyra si mund të kuptohet. Mund të ketë një asociacion që funksionon si OJQ ose mund të ketë një asociacion bashkësi me kompetenca që krijon një min republika Serbcka që ka për qëllim minimin e pushtetit të Kosovës. Ka dallime sa i përket asaj se kur duhet të themelohet asociacioni dhe nëse kompetencat janë në përputhje me kushtetutën. Kjo ndodh pas arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
